Sport

Luis refuzoi klube të mëdha për t’u rikthyer në Brazil

Mbrojtësi i majtë brazilian Filipe Luis ka refuzuar oferta nga klubet e mëdha, përfshirë Manchester City, Borussia Dortmundi e Paris Saint-Germain, për t'u rikthyer në Brazil këtë verë.

Filipe Luis 34-vjeçar ka firmosur kontratë me skuadrën braziliane Flamengo.

Ai Flamengos iu bashkua si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.

"Unë kisha tri apo katër oferta për të zgjedhur. Por, nga janari deri në korrik kam parë klubet që ishin të interesuara në mua dhe lista ishte e gjashtë. Në çastet e fundit unë mbylla disa dyer të rëndësishme, si Borussian, që ishte ofertë mjaft e mirë, por nuk e ndjeva në zemër këtë", ka thënë Luis për "Globo Esporte".