Sport

Tinejxherja e NASCAR është e kënaqur të ecë me hapa të ngadalshëm

Hailie Deegan nuk dinte si të vepronte. Ajo kishte ardhur në botën e "stock-car racing", gara me vetura në një shteg në formë ovale, nga bota e vështirë e garave në ambiente jashtë rrugës.

Në ato gara të njohura si "off-road" garuesit përplaseshin në njëri-tjetrin dhe më pas largoheshin nga shtegu e qeshnin për këtë.

Por ajo pa se garuesit në "stock-car racing", po ashtu kryesisht meshkuj, ishin ndryshe.

Ajo drejtonte veturën në mes të shtegut dhe prapë shtyhej e përplasej për muri për asnjë arsye të vetme dhe asnjëri nuk afrohej pas garës për të qeshur apo folur për këtë gjë.

"Unë po mundohesha të kontrolloja këtë, por në vend se të bëhesha viktimë, u ktheva në një agresore. Kjo është bota e garave 'stock-car'. Duhet të godasësh dikë, apo do të goditesh. Kjo është një gjë që u desh të mësoja. Është faktor kyç në atë pse jam aq agresive. Nuk dua që të godas, por nëse ti do të më godasësh, atëherë do të godas edhe unë", ka thënë Deegan... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)