Sport

Napoli fiton dramën ndaj Fiorentinës

Napoli ka fituar 3 me 4 ndeshjen dramatike ndaj Fiorentinës në xhiron e parë të sezonit të ri në Serie A.

Fiorentina kaloi e para si vendase përmes Pulgarit në minutën e nëntë, ndërsa Dries Mertens e Lorenzo Insigne kthyen epërsinë kah Napoli në fund të pjesës së parë.

Milenkoviq barazoi gjithçka me të nisë pjesa e dytë, ndërsa Jose Callejon realizoi për Napolin në minutën e 56-të për 2 me 3. Kevin-Prince Boateng barazoi gjithçka nëntë minuta më vonë, por Insigne me golin e dytë personal, vetëm dy minuta më pas, riktheu epërsinë te napolitanët.