Unitedi pëson humbje në shtëpi

Unitedi pëson humbje në shtëpi

24 August 2019 17:55

Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi, duke u mposhtur 1 me 2 nga Crystal Palace në kuadër të xhiros së tretë në Premier Ligë.

Jordan Ayew realizoi golin e epërsisë për mysafirët në minutën e 32-të. Rezultati u barazua nga Daniel James në minutën e 89-të. Megjithatë, në minutën e 94-të, në skenë doli Patrick van Aanholt që ia shkaktoi humbjen e parë në sezon Unitedit.

Në minutën e 69-të, Marcus Rashford pati rast ideal për të realizuar për Unitedin, por gjuajtja e tij nga penaltia u ndal nga shtylla.

Pas tri ndeshjeve deri tash në sezonin e ri, Unitedi ka vetëm katër pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme