Sport

Ylli përforcohet me Jameel McKay

Ylli ka konfirmuar se është përforcuar me Jameel McKay.

“Jameel McKay vjen për t’i dhënë magji lojës së Golden Eagle Yllit. Ardhja e Jameel McKay në klubin tonë nuk dihet se si të përkufizohet ndryshe përpos që ‘ylli vjen te Ylli’”, thuhet në konfirmim, transmeton Koha.net.

I gjatë 2.06m, me elasticitet të mrekullueshëm në lëvizje, i paparashikueshëm në veprimin e radhës, me një aftësi bllokuese të çeliktë dhe karizmatik, McKay zbarkon në Suharekë.

Në pozitat 4/5 është i pakontestueshëm, pas një përvoje jo të vogël, disa herë në përzgjedhje të lojtarëve më të mirë, më i miri në lojën mbrojtëse tek Iowa State dhe pjesë në NBA Draft, ai ka vendosur që numrin 1 që e ka mbajtur tek Iowa State ta vendosë para klubit tonë në këtë sezon, thotë Ylli.