Kur Paris Saint-Germaini e bleu Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro në verën e vitit 2017, disa gazetarë në Spanjë shprehën shqetësimin, jo se skuadra katalonjase do ta ndiente shumë mungesën e brazilianit në fushë, por për faktin se drejtorët e klubit do të çmendeshin duke shpenzuar shifra të mëdha për të sjellë ndonjë lojtar të ri.
Barcelona shpenzoi plot 300 milionë euro për të sjellë Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen në pesë muajt e parë pas largimit të Neymarit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Braziliani Coutinho është huazuar tashmë te Bayern Muencheni, dhe po duket se Dembele, që ishte një investim masiv i Barcelonës pas largimit të Neymarit, është duke devalvuar shpejt dhe çdo veprim i tij duket se po jep një goditje në karrierën e tij te Barça.
Agjenti i Dembeles, Moussa Sissoko, në mesjavë ka thënë se lojtari do të qëndrojë një mijë për qind te Barcelona. Po ashtu ka thënë se Dembele ka dëshirë të nderojë ngjyrat e klubit. Por jo të gjithë te skuadra katalonjase kanë dëshirë që ai të qëndrojë.
Disa kanë dëshirë që të rikthejnë paratë e shpenzuara në të, sa më shpejt që të jetë e mundur. Të tjerët po tregojnë më tepër durim dhe besim, por fundjava e parë e Dembeles këtë stinor ka bërë pak që të meritojë përkrahjen francezi.
Të premten e kaluar ai ishte një nga më të dobëtit te Barcelona në humbjen në xhiron e parë në La Liga në udhëtim nga Athletic Bilbao me shifrat 1:0.
Ai humbi topin vazhdimisht dhe dështoi të ndiqte mbrojtësin e djathtë të Bilbaos, Ander Capa, i cili krosoi për golin e fitores të skuadrës. Por më e keqja do të vinte....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)