Sport

Dortmundi mposht Kolnin

Foto: Reuters

Dortmundi ka shënuar fitore në udhëtim te Kolni, në xhiron e dytë në Bundesligë.

Verdhezinjtë shënuan fitore prej 1 me 3, duke e përmbysur rezultatin, transmeton Koha.net.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29 përmes Drexlerit, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Dortmundi përmbysi gjithçka, duke shënuar tre gola.

Sancho, Hakimi e Alcacer ishin ata që shënuan golat për mysafirët për t’ia dhënë pikët e plota Dortmundit.