Në ditën e katërt të Botërorit të juniorëve në not është vendosur një rekord tjetër i Kosovës, por notarët kosovarë nuk kanë arritur të lënë gjurmë.
Stafeta e Kosovës në 4x200 metra krol e përbërë nga Dren Ukimeraj, Dion Kadriu, Vigan Bytyqi dhe Olt Kondirolli ka përfunduar garën me kohë 8:18:09 minuta, duke përfunduar e 14-ta nga 16 ekipe pjesëmarrëse, transmeton Koha Ditore.
Të premten garuan në 50 metra shpinë Eda Zeqiri e Fjorda Shabani. Zeqiri përfundoi e 40-ta nga 73 garuese, e Fjorda e 49-ta.
Në 50 metra delfin garuan Dasar Xhambazi e Vigan Bytyqi. Xhambazi përfundoi i 73-ti nga 92 garues e Bytyqi i 85-ti. Në tri ditët e para të Botërorit të notit ishin thyer pesë rekorde të Kosovës.