Sport

Beshiktashi bën ofertë për Gonalonsin

Mesfushori i Romës, Maxime Gonalons është duke shqyrtuar ofertat, ndërsa Beshiktashi i është bashkuar Rennesit në ndjekje të tij.

Beshiktashi është duke kërkuar të huazoj francezin me mundësi blerje, bën të ditur “Sky Sport Italia”, transmeton “Koha Ditore”. Gonalons është rikthyer te Roma këtë verë pas huazimit te Sevilla, ku luajti shumë pak për shkak të problemeve me lëndime dhe formës së dobët.

Rennesi dukej favorit për transferimin e 30-vjeçarit. Por, tash Beshiktashi është futur në garë.

Roma ka paguar 5 milionë euro për të transferuar Gonalonsin nga Lyoni në vitin 2017, ndërsa ai ka kontratë me skuadrën italiane deri në qershor të vitit 2021.