Bota e sportit goditet nga tri tragjedi Margarita Plavunova

Bota e sportit goditet nga tri tragjedi

23 August 2019 12:23

Bota e sportit është goditur nga tri raste me fatalitet këtë javë. Atletja ruse dhe modelistja Margarita Plavunova është gjetur e vdekur afër rrugës, ndërsa kishte dalë për të vrapuar.

Trupi i 25-vjeçares është gjetur në Morshansky në perëndim të Rusisë. Siç ka njoftuar Federata Ruse e Atletikës, ajo ka ndërruar jetë pas sulmit në zemër. Dëshmitarët kanë raportuar se Plavunova ka rënë në zonën me bar gjatë stërvitjes në një ditë pushimi në rajon, transmeton “Koha Ditore”. Ajo ishte zbuluar nga banorët lokalë që kishin thirrur ndihmën e parë, por nuk ka arritur të shpëtohet. Plavunova kishte punuar edhe si modele, ndërsa ishte kampione rajonale në vrapime me pengesa.

Një tragjedi tjetër ka ndodhur të mërkurën. Sportisti me aftësi të kufizuara, që ka garuar në kanotazh, bjellorusi Dzmitry Ryshkevic humbi jetën pasi iu rrotullua kanuja (varka). Ryshkevic 33-vjeçar ishte duke stërvitur para garës në Kampionat Botëror. Shpëtimtarët gjetën trupin e Ryshkevichit tri orë më vonë.

Federata e Kanotazhit ka njoftuar se raportet e plota do të jepen pas hetimit të policisë.

Ryshkevich, që po stërviste para Botërorit, që nis më 25 gusht, kishte marrë pjesë në gara në para-kanotazh që nga viti 2013 dhe mori pjesë në dy botërorët e kaluar.

“Ne jemi të gjithë të shokuar me këtë lajm dhe në këtë moment mendja e gjithë lëvizjes paralimpike është te familja, shokët dhe kolegët e sportistit dhe te kolegët tanë te Komiteti Paralimpik i Bjellorusisë”, ka thënë Andrew Parsons, presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar.

Po ashtu në orët e hershme të së enjtes ka ndërruar jetë ish-reprezentuesi i Ganës në futboll, 40-vjeçari Junior Agogo. Agogo kishte luajtur për Ganën 27 herë dhe kishte shënuar 12 gola. Ai e përfundoi karrierën me Hibernianin në vitin 2012. Agogo kishte pësuar sulm në tru në vitin 2015 dhe kishte pasur vështirësi me të folur, ndërsa kishte mbetur edhe i palëvizshëm. Ai ka ndërruar jetë të enjten. Agogo kishte hyrë në zemër të tifozëve të Ganës me performancën e tij në Kupën e Shteteve të Afrikës të vitit 2008, ku shënoi tre gola, përfshirë një gol të vonshëm të fitores në ndeshje ndaj Nigerisë në Accra.

Në Angli ai kishte luajtur për skuadra si Nottingham Forest, Sheffield Wednesday e Bristol Rovers, si dhe kishte luajtur në SHBA, Qipro e Egjipt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme