Identiteti i refugjatit Jatta po shkakton bujë në Gjermani

Identiteti i refugjatit Jatta po shkakton bujë në Gjermani

23 August 2019 11:47

Bakery Jatta shkaktoi bujë në Gjermani vetëm duke u futur në fushë të blertë.

Sulmuesi 21-vjeçar i Hamburgut, që është refugjati i parë që ka luajtur në Bundesligë, është bërë temë e një debati në lidhje me identitetin e tij.

Hamburg, që tash luan në Bundesliga 2, mbështet lojtarin dhe po ashtu atë e mbështetin edhe Liga e Futbollit Gjerman (DFL) dhe Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB).

“Pasi nuk ka dëshmi deri më tash për identitetin fals të lojtarit, Bakery Jatta, i lindur më 6 qershor 1998, mbetet me të drejtë loje”, është thënë në një deklaratë të Federatës gjermane më 12 gusht, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.

Jatta është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Hamburgut këtë stinor. Debati për të ka nisur kur revista “Sport Bild” raportoi se Jatta - një refugjat nga Gambia që debutoi me Hamburgun në prill të vitit 2017 - ka luajtur me emër të rrejshëm dhe është në fakt dy vjet më i vjetër se që po deklaron.

Dy skuadrat rivale, Bochum e Nuernberg, kanë dorëzuar apelet te Federata e Gjermanisë pasi humbën ndeshjet në ligë ndaj Hamburgut, duke cituar raportet e mediave dhe duke vënë në dyshim të drejtën e lojës së Jattas.

Bild është kritikuar për mbulimin e rastit dhe është detyruar të kërkojë falje pasi gabimisht ka përdorur një foto të bashkëlojtariut të Jattas, Gideon Jung, për një kolumne në lidhje me këtë temë. Të dy lojtarët janë me ngjyrë.

“Një gjë pozitive: Jatta (apo sido që e ka emrin) nuk është person që na frikëson ne. Nuk është islamik, terrorist apo kriminel serioz. Ai thjesht do të luajë futboll”, ka shkruar redaktori i sportit i Bildit, Walter M. Straten në kolumne më 8 gusht.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme