Sport

Sarri mungon në dy ndeshjet e para të Juves në Serie A

Foto: Reuters
 

Juventusi ka konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri nuk do të jetë në bankën e klubit në dy ndeshjet e para në Serie A teksa rikuperohet nga pneumonia.

“Maurizio Sarri ka kryer testime të tjera sot, që kanë rezultuar me gjendje të përmirësuar. Për të kompletuar rikuperimin nga pneumonia, trajneri nuk do të jetë në bankinë për dy ndeshjet e para të Serisë A ndaj Parmës e Napolit”, thuhet në njoftim.