Rekord biletash vjetore në La Ligë Foto: Reuters

Rekord biletash vjetore në La Ligë

22 August 2019 17:14

Rekord biletash vjetore janë shitur në La Ligë, me klubet që bashkë kanë kaluar për herë të parë shifrën e 600 mijë biletave vjetore të shitura.

20 klubet kanë shitur gjithsej 610751 bileta vjetore, për dallim nga viti i shkuar kur ishin 595844 bileta vjetore të shitura – kjo është rritje për rreth 15 mijë bileta.

10 skuadra kanë tejkaluar shifrën e vitit të shkuar, ndërsa Alavesi, Getafe, Levante dhe Real Sociedadi kanë thyer rekord klubi sivjet.

Barcelona i prin listës me 85 mijë bileta të shitura, me Realin, Atletico, Betisin e Athletic Bilbaon që mbyllin top pesëshen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme