Nëntë skuadra janë duke luajtur në Kupën e Botës të futbollit me rollera që ka nisur në Bruksel të hënën. Klube nga Amerika dhe Evropa po garojnë për nder e lavdi, gjatë ngjarjes pesëditore që organizohet çdo dy vjet, shkruan Reuters.
Futbolli me rollera është në parim futboll ku lojtarët lëvizin me rollera në këmbë, dhe lojtarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive mund të formojnë skuadër.
Sporti ka origjinën nga Anglia në vitin 1882, por ka marrë hovin në San Francisco në vitin 1995, kur themeluesi i futbollit me rollera Zack Phillips pa një top futbolli duke ardhur në drejtim të tij ndërsa ishte duke lëvizur me rollera.
"Unë isha duke u lëshuar në rrugë me rollera dhe pashë një top duke ardhur poshtë dhe instinktivisht e godita atë", thotë Phillips, që ka qenë në Bruksel për edicionin e 14-të të Kupës së Botës. "Ishte sikur ndezje e një poçi në kokën time. Oh, ky mund të jetë sport".
Skuadrat fillimisht ishin të vogla, por janë zgjeruar gradualisht ndërsa gjithmonë e më tepër njerëz po tregojnë interesim....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)