Kaliniq në plane të Lazios

Kaliniq në plane të Lazios

21 August 2019 15:09

Lazio është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit kroat Nikola Kaliniq nga Atletico Madridi, raporton gazeta “Marca” të mërkurën.

Kaliniq po pritet të largohet nga Atletico para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Për Kaliniqin ka shprehur interesim edhe Sevilla e Monaco, transmeton “Koha Ditore”.

Sulmuesi 31-vjeçar stinorin e kaluar luajti në 24 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi katër gola dhe asistoi një. Ai ishte pranë largimit nga Atletico në janar, por vendosi të qëndronte.

Kaliniq ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2021, ndërsa është transferuar nga Milani në gusht të vitit 2018 për 14.5 milionë euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme