Sport

Ribery zyrtarizohet te Fiorentina

Descriptive Text

Francezi, Frank Ribery ka gjetur skuadrën e re.

Ribery është transferuar tek skuadra italiane, Fiorentina dhe këtë sezon do ta mbajë fanellën viole.

Ai është pritur nga një numër i madh i fansave në aeroportin e Fiorentinës, transmeton kp.

“Jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Ribery para tifozëve.

Për 36-vjeçarin ka pasur interes të fortë nga disa skuadra në Arabinë Saudite, si dhe Lokomotiva Moskës në Rusi.