Nora Gjakova ka suksese kulmore në xhudo, por në kampionate botërore nuk ka arritur synimet deri më tani. Ajo ishte e shtata në vitin 2013 e po ashtu vitin e kaluar.
Në kampionatin botëror të xhudos që fillon të dielën në Tokio të Japonisë, Nora Gjakova është prej bartëseve kryesore në kategorinë e saj, atë deri 57 kilogramë, transmeton Koha Ditore.
Gjasat që ajo, më në fund, të fitojë medalje në kampionat botëror, vlerësohen të mëdha. Medalja është edhe synimi i Norës për ngjarjen më të madhe të vitit në xhudo.
Përfshirja në luftë për medalje në Botërorin "Tokio 2019" i parashikohet edhe vëllait të Norës, Akilit. Ai po ashtu ka suksese të mëdha në kategorinë deri 73 kilogramë, për në kampionatet botërore dhe evropiane për seniorë, nuk ka medalje të fituara.
Nora e Akili do të garojnë në ditën e tretë të garave në botërorin në Japoni, të martën e ardhshme. Të dielën garon Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë, të hënën Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të martën trajneri Driton Kuka duhet të ndajë kohë për Norën e Akilin.
Shpresat janë të mëdha që të dy do të kenë ditë të madhe, ndoshta më të madhen në karrierën e deritashme....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)