Milani transferon adoleshentin brazilian

Milani transferon adoleshentin brazilian

20 August 2019 23:21

Milani ka transferuar sulmuesin e ri brazilian, Luan Capanni, nga Lazio, raporton "Sport Mediaset" të martën. Capanni 19-vjeçar shpreson të lërë gjurmë te skuadra "rossonere".

"Jam shumë i lumtur me këtë lëvizje. Gjithmonë ka qenë ëndërr e imja të luaj për një skuadër si Milani, një nga klubet më të mëdha në botë. Dua të falënderoj krerët e klubit për besimin që treguan ndaj meje. Do të punoj fort që t'ia shpaguaj këtë besim. Unë jam rritur duke shikuar ndeshjet e Milanit. Lojtarët e mëdhenj kanë luajtur dhe ende luajnë në këtë klub. Kanë luajtur idhujt e mi si Kaka, Ronaldinho e Cafu. Jam shumë i lumtur", ka thënë Luan.

Sulmuesi shënoi 13 gola në 19 ndeshje për të rinjtë e Lazios stinorin e kaluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme