Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rama rikthehet në futbollin gjerman

Futbollisti ofensiv kosovar, Valdet Rama, është rikthyer në futbollin gjerman, pas një aventure që pati te Kukësi në Shqipëri.

Rama të martën ka firmosur me skuadrën e Kategorisë së Tretë të Gjermanisë, SV Meppen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rama, 31-vjeçar, ka firmosur për dy vjet me Meppenin me mundësi për të vazhduar edhe për një vit, varësisht nga performanca.

"Valdeti ishte lart në listën tonë të dëshirave. Me përvojën e tij të madhe është një përforcim i madh për lojën tonë ofensive", ka thënë trajneri i Meppenit, Christian Neidhart, për faqen zyrtare të klubit.

Rama në Gjermani kishte luajtur për Wolfsburgun, Ingolstadtin, Hannoverin, Munchenin dhe Wurzburger Kickersin. Ndërsa stinorin e fundit ishte në Shqipëri te Kukësi.

Kukësi insistoi të mbante Ramën, por lojtari i krahut deshi të kthehej në Gjermani. Rama më herët ka luajtur për Shqipërinë.