Santon te Mallorca

Santon te Mallorca

20 August 2019 13:10

Mbrojtësi anësor italian Davide Santon pritet të vazhdojë karrierën te skuadra e La Ligas, Real Mallorca, bën të ditur “Football Italia” të martën.

Santon ishte duke negocuar me SPAL-in dhe Real Sociedadin, mirëpo mbrojtësi anësor është shumë pranë t’i bashkohet Mallorcas. Mallorca së fundi është kthyer në La Liga pas gjashtë viteve mungesë.

Santon verën e vitit të kaluar u transferua te Roma nga Interi për 9.5 milionë euro. Mirëpo, ai po mendon të largohet pas vetëm një viti, transmeton “Koha Ditore”. Ndërkohë mbrojtësi tjetër anësor italian Davide Zappacosta pritet të huazohet te Roma nga Chelsea.

Vet trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka lënë të hapur mundësinë që Zappacosta të largohet këtë verë. Ai pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore te Roma qysh të mërkurën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme