Sport

Lojtari i vlerësuar si i tepërt te Real Madridi, po shkëlqen te Arsenali

Descriptive Text

Derisa shtangu dy mesfushorë të Burnleyt me një rrotullim në qendër të fushës, bëri disa ekzekutime të rrezikshme nga pozitat standarde dhe në përgjithësi kontrolloi lojën, është e lehtë të shihet pse në këtë periudhë vitin e kaluar ishte bërë aq shumë bujë për Dani Ceballosin.

Organizatori po luante rregullisht në fillim të stinorit të kaluar për Real Madridin dhe luajti mjaftueshëm mirë sa të marrë edhe ftesë nga përfaqësuesja e Spanjës.

Vetëm 22-vjeçar, ai ishte shpresë e re e futbollit spanjoll, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.

Por pse të shtunën ai po mbante fanellën kuq e bardhë të Arsenalit, duke pasur debutimin e plotë në Premier Leaguen e Anglisë dhe duke u shpallur lojtar i ndeshjes në fitoren 2:1 ndaj Burnleyt?

Përgjigja qëndron te ndryshimi i trajnerit te Real Madridi në mesin e stinorit të kaluar. Julen Lopetegui ishte një adhurues i madh i Ceballosit. Lopetegui u shkarkua në tetor dhe zëvendësuesi i tij Santiago Solari nuk është se preferonte aq shumë Ceballosin. Disa muaj më vonë u shkarkua edhe Solari dhe u kthye për mandatin e dytë Zinedine Zidane.

Ceballos i ishte bashkuar Real Madridit nga Real Betisi në verën e vitit 2017, por rrallë ishte përdorur nga Zidane në vitin e tij të parë në skuadrën madrilene. Me rikthimin e Zidane si trajner, Ceballosi bëri vetëm tri paraqitje në dy muajt e fundit të stinorit të kaluar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)