Sport

Unitedi vetëm barazim me Wolvesin

Manchester Unitedi s’ka arritur më shumë se një barazim me Wolvesin si mysafir në xhiron e dytë të Premier Ligës.

“Djajtë e Kuq” barazuan me Wolvesin 1 me 1.

Anthony Martial kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa rezultati u barazua nga Ruben Neves në minutën e 55-të.

Paul Pogba humbi rastin më të mirë për t’ia siguruar tri pikët e radhës Unitedit. Rui Patricio priti me sukses gjuajtjen e tij nga penaltia në minutën e 68-të.

Pas dy ndeshjeve, Unitedi ka katër pikë të tubuara. Në Premier Ligë, vetëm dy ekipe kanë marrë pikët maksimale në dy ndeshje, Liverpooli dhe Arsenali.