Sport

Dybala në bisedime me PSG-në

Foto: Reuters

Paris Saint-Germain është duke insistuar në transferimin e sulmuesit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala, bën të ditur “Daily Mail” të hënën.

Juventusi mendon të shes Dybalan dhe kërkon një dëmshpërblim afro 80 milionë euro për reprezentuesin e Argjentinës.

Drejtori sportiv i Parisit, Leonardo preferon të finalizoj marrëveshjen deri të mërkurën dhe do të bisedoj me agjentin e Dybalas, Jorge Antun për të arritur marrëveshjen, transmeton “Koha Ditore”.

Dybala ishte kërkuar këtë verë nga Manchester Unitedi e Tottenhami.

Parisi e sheh reprezentuesin e Argjentinës si zëvendësim për Neymarin. Neymar po pritet të largohet këtë verë.