Vidali planifikon të qëndrojë te Barcelona Foto: Reuters

Vidali planifikon të qëndrojë te Barcelona

19 August 2019 13:25

Mesfushori kilian Arturo Vidal nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, raporton gazeta “Sport” të hënën.

Kiliani është duke u kërkuar nga skuadra e Serie A, Interi, por ai dëshiron të qëndroj te Barcelona dhe të luftoj për një vend në përbërjen startuese.

Vidal 32-vjeçar i është bashkuar Barcelonës verën e vitit të kaluar nga Bayern Muencheni për 18 milionë euro, shifër që mund të rritet deri në 21 milionë fal klauzolave të vendosura në marrëveshje, transmeton “Koha Ditore”.

Vidal me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Stinorin e kaluar luajti 53 ndeshje në të gjitha garat me Barçën, ndërsa shënoi tre gola dhe asistoi shtatë tjerë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme