Sport

VAR-i po tregohet i pamëshirshëm ndaj Manchester Cityt

VAR-i po tregohet i pamëshirshëm ndaj Manchester Cityt

Historia u përsërit të shtunën, pasi që Manchester Cityt në mënyrë sensacionale iu anulua një gol në momentet e fundit nga VAR-i, në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Ndërsa ndeshja e xhiros së dytë të Premier Leagues e luajtur në Etihad po futej nga fundi me shifrat 2:2. Gabriel Jesus e gjeti topin para këmbëve të tij në zonë dhe shënoi golin e tretë të Cityt, gol të fitores.