Sport

Skuadrat gjilanase shokohen në hapje të edicionit

Descriptive Text

Me përforcimet e shumta që kanë bërë, Gjilani e Drita pritet që së bashku me ndonjë skuadër tjetër, të rivalizojnë Feronikelin e Prishtinën në garën për titull të kampionit. Se inkuadrimi në luftë për titull do të jetë shumë i vështirë, dy skuadrat gjilanase e kanë kuptuar të dielën.

Gjilani është dominuar plotësisht në Mitrovicë dhe ka pësuar humbje të thellë me shifrat 4:1 nga Trepça '89. Ndërkohë Drita pësoi në Gjilan me shifrat 1:0 nga autsajderi, Ferizaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ishin këto dy prej tri ndeshjeve të luajtura të dielën e që i kanë takuar xhiros së parë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Tri ndeshjet e para janë luajtur të shtunën. Feronikeli e Llapi kanë shënuar fitore bindëse, ndërsa Prishtina mori një pikë nga ndeshja me Flamurtarin.

Në bazë të përforcimeve të bëra dhe ambicieve të shprehura, Gjilani e Drita mund të jenë llogaritur favorit të dielën. Por fusha dëshmoi edhe një herë që emrat nuk mjaftojnë për fitore. Trepça '89, ndonëse pa përforcime të bujshme dhe fond jo shumë të pasur të lojtarëve, ka fituar bindshëm ndaj Gjilanit, që ka angazhuar shumë lojtarë me emër, sidomos nga Superliga e Shqipërisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)