Sport

Bayerni kompleton transferimin e Cuisances

FC Bayern Munich ka kompletuar transferimin e francezit Michaël Cuisance nga Borussia Monchengladbach.

Pas kryerjes së testeve mjekësore Cuisance ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me gjigantin bavarez, e vlefshme deri më 30 qershor 2024, transmeton Koha.net.

Hasan Salihamixhiq e ka vlerësuar lartë Cuisancen, duke thënë se ai ka një potencial shumë të madh, derisa theksoi se në sezonin e kaluar ishte shpallur lojtari i vitit te Gladbachu.

20 vjeçari u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim, derisa theksoi se “ky është një hap shumë i madh për mua, por ndihem i gatshëm dhe krenar të vesh fanellën e Bayernit”.