Lezak rrëfen për momentin që mundësoi rekordin e Phelpsit

Lezak rrëfen për momentin që mundësoi rekordin e Phelpsit

18 August 2019 15:50

Jason Lezak ka bërë të pamundurën të mundur më 11 gusht të vitit 2008. Kur notari amerikan e pati radhën për të notuar xhiron e fundit në stafetën 4x100 metra disiplinën krol, ai ishte gati gjysmë trupi prapa francezit Alain Bernard, njeriut që mbante rekordin e botës në 100 metra krol.

Ndjekja e rekordit të notarit Mark Spitz prej shtatë medaljeve të arta olimpike të fituara brenda një edicioni të Lojërave Olimpike nga bashkëkombësi i tij Michael Phelps, dukej e mbaruar.

Por gjatë 46.06 sekondave Lezak përmbysi çdo gjë dhe arriti të bëjë të pamundurën, përcjell Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.

"Tash e shikoj shumë herë sikur të jem spektaktor e jo notar dhe sinqerisht nuk mund ta besoj se ndodhi", thotë Lezak duke qeshur. "Harroni shpejtësinë apo kohën, Bernard ishte rekordmen i botës dhe nuk mund të imagjinosh dikë të kalojë atë në atë distancë".

Kanë kaluar 11 vjet që nga ajo ditë, por Lezakut i kujtohet çdo moment i garës.

"Qartë se kishte shumë nerva para dhe gjatë garës, por kur Cullen Jones përfundoi radhën dhe më erdhi mua, çdo gjë u largua. Unë isha në atë zonë ku duhej të isha, isha i përqendruar që ta mbylli garën në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën time", shpjegon Lezak. "Në 50 metrat e parë unë nuk shikova ku janë të tjerët pasi e dija se do të ngadalësoja. Por me të arritur në 50 metërshin e parë e pash se epërsinë e kishte rritur ai dhe motivimi im nuk ishte i madh. Unë po mendoja, 'Rekordmeni i botës qenka edhe më para meje'", shpjegon amerikani.

Këtu gjërat ishin shumë të parashikueshme. Por diçka ndodhi kur notari amerikan u kthye për 50 metrat e fundit dhe po notonte në drejtim të kolegëve të tij, mbi të gjitha në drejtim të Michael Phelpsit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme