Sport

City e pret Tottenhamin, skuadrën që ia prishi sezonin

City e pret Tottenhamin, skuadrën që ia prishi sezonin

Tottenhami ia shoi shpresat Manchester Cityt në Evropë stinorin e kaluar. Skuadra londineze po ashtu shpreson t'i japë skuadrës së Pep Guardiolës goditjen e parë në tentimin për të fituar titullin e tretë rresht të Premier Leagues. Manchester City e pret Tottenhamin të shtunën (18:30) në "Etihad" në xhiron e dytë të Premier Leagues.

Një dështim i rrallë në një stinor të madh të Cityt erdhi në prill, kur u eliminua në mënyrë dramatike në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Tottenhami.