Mesfushori francez Paul Pogba nuk ka hequr dorë nga largimi prej Manchester Unitedit para mbylljes së afatit kalimtar të verës në Evropë.
Ndonëse afati kalimtar në Angli është mbyllur, lojtarët ende mund të shiten te skuadrat tjera nëpër kontinent, transmeton Koha Ditore.
Pogba ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Manchesteri këtë verë. Vëllai i tij Mathias Pogba ka thënë se një transferim ende është i mundshëm. Real Madridi po interesohet për të.
"Paul dëshiron të largohet. Ai nuk mund të bëjë çdo gjë tek Unitedi. Lojtari që po i mungon Zinedine Zidanet është Pauli. Nuk është e pamundur për Realin që të transferojë Paulin. Unë nuk mund të garantoj se Paul do të mbetet tek Unitedi. Deri më 2 shtator, mund të ndodh çdo gjë", ka thënë Mathias Pogba të premten.