Portieri spanjoll, Adrian, ishte pa klub dy javë më parë. Ishte një nga shumë lojtarë pa angazhim që po kërkonin punë për stinorin vijues.
Por të mërkurën mbrëma ai u bë hero i Liverpoolit në serinë e ekzekutimit të penalltive, për çka i mundësoi skuadrës të fitojë Superkupën e Evropës ndaj Chelseat. Adrian 32-vjeçar ishte liruar nga West Ham Unitedi në fund të stinorit të kaluar, por iu dha shpresë për të vazhduar jetën në Premier League nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.
Ai e mori Adrianin si portier të dytë, si zëvendësim për brazilianin Alisson Becker. Për të ishte parashikuar një stinor duke e ngrohur stolin, me ndoshta disa paraqitje në ndeshje të kupës, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, në ndeshjen hapëse të Liverpoolit në Premier League kundër Norwich Cityt, portieri i parë Alisson mori lëndim të pulpit dhe kështu porta iu besua Adrianit.
Ai ishte titullar në ndeshjen e Superkupës të Evropës të mërkurën dhe pasi ndeshja përfundoi 2:2 pas shtesave, Adrian priti penalltinë e pestë të Tammy Abrahamit dhe ia siguroi trofeun Liverpoolit...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)