Sport

Një hendbolliste nga Zvicra për Kosovën

Jo vetëm përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjen lojtarë në Zvicër.

Në këtë vend karrierë po bënë edhe Meltem Ylberi që tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës në hendboll (femrat).

Këtë e ka bërë të ditur të enjten Federata e Hendbollit e Kosovës.

Ylberi të enjten mbushi 18-vjet, ndërsa do të grumbullohet me përfaqësuesen seniore muajin e ardhshëm. Ajo luan në pozitën e pivotes dhe bënë karrierë te skuadra zvicerane Spono Eagles.

Sipas njoftimit të FHK-së, lojtarja e re e Kosovës është pjesë e ekipit të parë të klubit zviceran.

Kosova më 26 shtator luan në udhëtim me Slloveninë, ndërsa më 29 shtator e pret Gjermaninë. Janë këto dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2020.