Klubi i basketbollit Prishtina ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në të cilin do të paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve.
Prishtina të mërkurën mbrëma ka njoftuar se ka firmosur me basketbollistin Arian Memeti.
Memeti 24-vjeçar është nga Gjilani, ndërsa ka luajtur për disa skuadra të vendit. Ndër të tjera është paraqitur edhe për Trepçën. Ka luajtur edhe për përfaqësuese.
"Një ndër pak lojtarët vendorë të njohur për lojë energjike dhe atraksione, do të jetë pjesë e skuadrës sonë në stinorin 2019\20. Ariani me shumë potencial dhe me 203 centimetra gjatësi, me punën e palodhshme do të jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë", ka shkruar Prishtina.