Sport

Konfirmohet se Nzonzi së shpejti do të kalojë te Galata

Galatasaray ka konfirmuar se ka “hyrë në negociata për të transferuar në formë huazimi Steven Nzonzin nga Roma”.

Mesfushori kaloi në Itali vitin e shkuar nga Sevilla për 26.5 milionë euro, por me formën e tij nuk siguroi vend të sigurt në ekip.

Sipas “SkySport Italia”, Galatasaray do të paguajë plotësisht pagën e tij për periudhën e huazimit, rreth 3-4 milionë euro, dhe në fund turqit do të kenë opsionin për blerjen e lojtarit, për rreth 15 milionë euro.

30-vjeçari pritet të niset tani drejt Turqisë për të kryer testet mjekësore.