Formacionet zyrtare, Liverpool – Chelsea Foto: Reuters

Liverpooli fiton Super Kupën e Evropës

14 August 2019 19:49
23:46

Liverpooli ka fituar Super Kupën e Evropës duke mposhtur Chelsean pas gjuajtjes së penaltive me rezultat 5 me 4.

Abraham i Chelseat, ishte ai që humbi penaltinë për “Blutë”. Gjuajtjen e tij e priti Adriani.

23:07

Jorginho barazon sërish rezultatin

Është barazuar sërish rezultati në Super Kupën e UEFA-s.

Jorginho i Chelseat shënoi në minutën e 101-të për rezultatin 2 me 2. Ai ishte i saktë nga penaltia.

23:01

Mane kalon Liverpoolin në epërsi

Pesë minuta pas nisjes së lojës shtesë, Sadio Mane ka realizuar golin e dytë dhe ka kaluar Liverpoolin në epërsi, 2 me 1.

Sërish asistoi Firmino.

 

 

22:51

Liverpool – Chelsea shkon në vazhdime

Fituesi i Super Kupës së UEFA-s do të caktohet pas vazhdimeve, dy herë nga 15 minuta.

Koha e rregullt e përballjes mes Liverpoolit dhe Chelseat ka përfunduar 1 me 1 me golat e Olivier Giroudit e Sadio Manes.

22:08

Mane barazon rezultatin ndaj Chelseat

Image

Sadio Mane ka barazuar rezultatin ndaj Chelseat në Super Kupën e Evropës vetëm tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Senegalezi shënoi për 1 me 1 pas asistimit të Roberto Firminos të sapoinkuadruar.

 

 

21:39

Giroud i jep Chelseat epërsinë në Super Kupën e Evropës ndaj Liverpoolit

Image

Olivier Giroud ka kaluar Chelsean në epërsi në Super Kupën e UEFA-s ndaj Liverpoolit.

Francezi shënoi në minutën e 36-të pas asistimit të Christian Pulisicit.

 

 

19:49

Formacionet zyrtare, Liverpool – Chelsea

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e Superkupës së UEFA-s, mes Liverpoolit dhe Chelseat.

Ndeshja nis në orën 21:00 në Stamboll, me këto formacione:

Liverpool:

Image

Chelsea:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme