Real Betisi ka finalizuar transferimin e Borja Iglesiasit nga Espanyoli për 28 milionë euro, raporton faqja zyrtare e klubit spanjoll të mërkurën.
Iglesias shënoi 20 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat për Espanyolin stinorin e kaluar, përfshirë 17 prej tyre në La Liga.
Sulmuesi 26-vjeçar më herët kishte luajtur kryesisht në kategorinë e dytë të Spanjës ku kishte shënuar shifra dyshifrore të golave në pesë stinorët e fundit.
Iglesias po ashtu ka shënuar tre gola në tri ndeshje kualifikuese të Ligës së Evropës për Espanyolin këtë stinor. Me Betisin ai ka firmosur kontratë pesëvjeçare.