Sport

Kosova në kërkim të fitores që vështirë se do t’i kryejë punë

Kosova në kërkim të fitores që vështirë se do t’i kryejë punë

Vetëm me fitore ndaj Luksemburgut, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll mban gjallë shpresat për të kaluar me sukses raundin e tretë të parakualifikimeve për "Eurobasket 2021".

Ndeshja Kosova - Luksemburgu luhet të mërkurën (sot) nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Synimi i Kosovës është fitorja, por ajo vështirë se do të mjaftojë për të zënë vendin e parë në grup, që është i vetmi që siguron kalimin në kualifikimet e rregullta për kampionatin evropian të vitit 2021, shkruan sot Koha Ditore.