Sport

Zidane beson te Jamesi e Bale

Foto: Reuters

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ka besim te dyshja James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Të dy lojtarët janë lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, mirëpo klubi ende nuk ka vendosur t’i shesë, transmeton KTV.

“James dhe Bale janë lojtarët e kësaj skuadre. Gjithçka mund të ndodhë dhe unë si trajneri i Realit duhet t’u besoj atyre. Jamesi nuk ka luajtur ende, por kjo mund të ndryshojë. Para se të mbyllet afati kalimtar, mund të ndodhë çdo gjë”, deklaroi Zidane.

James është i kërkuar nga Atletico Madridi dhe Napoli, ndërsa Bale është i lidhur me një kalim në kampionatin kinez.