Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ka besim te dyshja James Rodriguez dhe Gareth Bale.
Të dy lojtarët janë lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, mirëpo klubi ende nuk ka vendosur t’i shesë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“James dhe Bale janë lojtarët e kësaj skuadre. Gjithçka mund të ndodhë dhe unë si trajneri i Realit duhet t’u besoj atyre. Jamesi nuk ka luajtur ende, por kjo mund të ndryshojë. Para se të mbyllet afati kalimtar, mund të ndodhë çdo gjë”, deklaroi Zidane.
James është i kërkuar nga Atletico Madridi dhe Napoli, ndërsa Bale është i lidhur me një kalim në kampionatin kinez.