Sport

Pensionohet Sneijderi, nis punën te klubi holandez

Foto: Getty Images

Ish-ylli i Real Madridit dhe Interit, Wesley Sneijder i ka dhënë fund karrierës si futbollist për të nisur një karrierë të re, po në botën e futbollit.

35 vjeçari ka arritur kështu marrëveshje me klubin e Utrechtit, transmeton Koha.net.

“E dua shumë këtë qytet, dhe tani që i kam dhënë fund karrierës si futbollist dua një vend të mirë për të ndarë përvojën time”, ka thënë ai për televizionin zyrtar të klubit holandez.

Kujtojmë se Sneijder ka pasur një karrierë shumë të suksesshme të Reali, derisa kulminacionin e pati tek Interi me të cilën fitoi tripletën dhe ishte në garë për Topin e Artë.