Sport

Udinese transferon Walacen

Udinese transferon Walacen

Skuadra e Serie A së Italisë, Udinese, e ka transferuar mesfushorin brazilian të Hannoverit, Walace, për gjashtë milionë euro, njoftoi faqja zyrtare e klubit.

Walace ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Udinesen. Mesfushori 24-vjeçar ka pesë ndeshje me Brazilin, ndërsa ka luajtur për Brazilin edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro dhe në Copa America të vitit 2016, transmeton Koha Ditore.