Atletja shqiptare Luiza Gega arriti një tjetër sukses në kampionatin ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup.
Sportistja kuqezi fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur edhe rekord kombëtar.
Lexoni edhe:
Gega ndali kronometrin në kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindtat, mjaftueshëm për të lënë pas rumunen Fisikoviçi dhe serben Jevtiç, duke merituar dhe ovacionet e publikut në stadiumin Filipi i Dytë në Shkup.
Gjithashtu, Gega ka arritur të kapë në këtë turne normën për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni. Sportistja shqiptare do të jetë për herë të dytë si atlete e kualifikuar me normë olimpike, dhe jo me ftesë, një arritje që vlerëson përpjekjet e saj në të gjithë sezonin./ksp