Sport

Barcelona fillon bisedimet me PSG-në për Neymarin

Foto: Reuters

Barcelona ka filluar bisedimet me PSG-në për brazilianin, Neymar.

Mediet spanjolle thonë se gjiganti francez është i gatshëm për të shkëmbyer Neymarin për sulmuesin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Ka pasur një takim brenda dy klubeve para disa ditëve dhe ka shumë spekulime që kjo marrëveshje është arritur.

Gjiganti francez që një kohë të gjatë është duke u munduar ta sjellë brazilianin në “Parkun e Princave” dhe tash janë gati për të bërë këtë shkëmbim mes dy brazilianëve.

Pos kësaj, PSG-ja është në kërkim të një portieri dhe është duke e konsideruar mundësinë për ta transferuar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala dhe këto transferime mund t’i kryej vetëm me paratë që do të fitojë nga shitja e Neymarit./ksp