Sport

Dy burra arrestohen në një nga incidentet e fundit rreth Ozilit

Descriptive Text

Dy burra janë arrestuar jashtë shtëpisë së yllit të Arsenalit, Mesut Ozil, në javën e fundit, në një nga zhvillimet e fundit për sigurinë e lojtarit.

“Topçinjtë” njoftuan të premten se Ozil e Sead Kolashinac nuk do të paraqiten të dielën në ndeshjen hapëse të Premier Ligës ndaj Newcastlet për shkak të incidenteve lidhur me sigurinë, të cilat po hetohen nga policia.

Njoftimi i Arsenalit erdhi dy javë pasi të dy lojtarët ishin cak i hajdutëve të armatosur në Londër, me boshnjakun që u përball fizikisht me ta.

Asnjëri s’ishte lënduar, por klubi ka vendosur t’i lërë jashtë ekipit për ndeshjen e parë.

Besohet se ka pasur disa incidente të mërkurën dhe të enjten që kanë shpie në këtë vendim.

Tani “Goal” raporton se në një nga këto incidente, të enjten në mbrëmje janë arrestuar dy persona afër shtëpisë së Ozilit.

Policia ishte ftuar pas një incidenti mes dy burrave dhe stafit të sigurimit në shtëpinë e Ozilit.