Sport

Ziyech mbetet tek Ajaxi

Ylli i Ajaxit, Hakim Ziyech, ka vendosur të qëndrojë te kampioni holandez deri më 2022.

Kjo është bërë e ditur përmes konfirmimit të kontratës së re me klubin holandez, e që Ziyechin e mban aty deri më 30 qershor të vitit 2022.

Marokeni kishte debutuar për Ajaxin më 2016. Deri tash ka pasur 133 paraqitje dhe ka realizuar 42 gola.

Pas sezonit të shkëlqyer, gjatë gjithë verës është përfolur se Ziyech po kërkohet nga disa top-klube evropiane.