Tottenhami kishte ulur ofertën për Dybalan Foto: Reuters

Tottenhami kishte ulur ofertën për Dybalan

09 August 2019 13:04

Juventusi është tërhequr nga marrëveshja me Tottenhamin për sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, pasi skuadra londineze kishte ulur ofertën në 62 milionë euro, raporton "Tuttosport" të premten.

Transferimi i Dybalas te Tottenhami dukej se ishte pranë realizimit. Tottenhami fillimisht kishte ofruar 70 milionë euro, ofertë që u pranua nga Juventusi, por më pas kërkoi të ulë ofertën në 62 milionë euro, pas kërkesave të mëdha që pati Dybala, transmeton “Koha Ditore”.

Dybala kishte kërkuar 10 milionë euro për stinor plus bonuse dhe po ashtu 15 milionë euro komision për agjentin e tij.

Oferta prej 62 milionë euro nuk është pranuar nga Juventusi dhe dështoi transferimi.

Dybala ende mbetet në shitje, ndërsa raportohet se Paris Saint-Germaini po interesohet për të.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme