Sanchezi i ofrohet Romës Foto: Reuters

Sanchezi i ofrohet Romës

09 August 2019 12:51

Manchester Unitedi ia ka ofruar sulmuesin kilian Alexis Sanchez skuadrës italiane Roma në formë huazimi. Madje Unitedi është i gatshëm të paguajë pjesën më të madhe të pagës së Sanchezit, bën të ditur “Tele Radio Stereo” të premten.

Krerët e Unitedit janë shumë të interesuar të largojnë Sanchezin sa që janë të gatshëm të ndajnë shpenzimet e pagës së tij me Romën, transmeton “Koha Ditore”.

Nuk është një shumë e vogël, pasi raportohet se Sanchezi ka një pagë prej 350 mijë funte në javë, ku me bonuse e të drejta të imazhit arrin deri në 500 mijë funte.

Roma nuk është e gatshme të mbulojë këtë pagë, gjë që Unitedi ka ofruar të paguajë më tepër se gjysmën e pagës për stinorin 2019-20.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme