Sport

Reali nis bisedimet me PSG-në për Neymarin

Real Madridi ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germanin për një transferim të mundshëm të Neymarit, raporton Sky Sports.

Ish-futbollisti i Barcelonës raportohet t’ia ketë kërkuar PSG-së largimin nga Parku i Princave, por në drejtim të klubit francez ende nuk ka arritur ndonjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Për 27 vjeçarin gjithashtu interesim ka shprehur edhe Barcelona, që raportohet se mund ta rikthejë në Camp Nou.

Në anën tjetër, Real Madridi është i gatshëm të ofrojë Luka Modriqin dhe 120 milionë euro për shërbimet e tij.