Sport

Zyrtare: Albian Ajeti transferohet te West Hami

West Hami ka konfirmuar transferimin e sulmuesit shqiptar Albian Ajeti.

Ajeti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Çekanët”, transmeton Koha.net.

Për shërbimet e tij West Hami ka paguar 8.7 milionë euro.

Ajeti me të kompletuar marrëveshjen ka thënë se është tejet i lumtur që është transferuar te West Hami.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu. Është kënaqësi për mua të jem këtu, në këtë klub të madh. Sapo kam dëgjuar për interesimin e West Hamit, nuk kam menduar dy herë për të nënshkruar për këtë klub të madh e me traditë në Premier Ligë. Është ditë e madhe për mua dhe familjen time”, ka thënë ai.