Sport

Liverpooli i motivuar për betejën në Premier League

I motivuar nga dëshpërimi që humbi për shumë pak betejën për titullin e Premier Leagues stinorin e kaluar, që do të ishte i pari i Anglisë për Liverpoolin që nga viti 1990, trajneri Juergen Klopp thotë se skuadra është e gatshme të sfidojë Manchester Cityn më fort këtë stinor.

Po ashtu thotë se triumfi i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar është pjesë e historisë tashmë, transmeton Koha Ditore.

AFP Sport sjell një analizë për formën e Liverpoolit para nisjes së betejës për titull, të premten

Çfarë të pritet

Liverpooli ishte aq i palodhshëm në ndjekje të Manchester Cityt në garën për titullin në Premier League stinorin e kaluar, saqë shifra e 97 pikëve të mbledhura në fund do t'ia kishte siguruar trofeun e Premier Leagues në secilin stinor, me përjashtim dy të fundit.

Liverpooli i Juergen Kloppit ishte mposhtur vetëm një herë në gjithë stinorin e kaluar në ligë, mirëpo ajo humbje kundër Manchester Cityt në "Etihad" në janar i kushtoi në fund, pasi City triumfoi me një pikë dallim.

Liverpooli megjithatë nuk la që dështimi në garë për Premier League ta demoralizojë dhe vetëm pak javë më vonë triumfoi ndaj Tottenhamit me shifrat 2:0 në finale të Ligës së Kampionëve.

Derisa suksesi evropian gjithmonë ka qenë në ADN-në e Liverpoolit, Klopp dhe lojtarët e tij janë të dëshpëruar për të fituar titullin e Anglisë dhe kjo nënkupton rrëzimin nga froni të Manchester Cityt, skuadrës që fitoi "tripletën" vendore stinorin e kaluar....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)